Heroinë kombëtare/Kjo është snajperistja ukrainase, njihet si “Zonja Vdekje”

Një femër snajpetiste ukrainase e njohur me nofkën “Charcoal” është konsideruar si heroinë kombëtar. Ndërsa mediat e huaja e kanë krahasuar me një vrasëse legjendare të Luftës së Dytë Botërore, duke e quajtur atë “Zonja Vdekje”.

Marketing

Ushtria ukrainase ka publikuar imazhe tëgruas, me fytyrën e mbuluar pjesërisht për të fshehur kështu identitetin e saj.

Gjuajtësja e paidentifikuar iu bashkua forcave të armatosura të Ukrainës në vitin 2017, duke luftuar në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Pasi mori një pushim nga puna e saj në janar, snajperistja iu bashkua trupave ukrainase kur Rusia pushtoi vendin e saj më 24 shkurt.

Në një mesazh të ndarë nga ushtria ukrainase, “Charcoal” u zotua të ndëshkonte forcat ruse.

“Ne duhet t’i nxjerrim të gjithë jashtë!”,-tha ajo.

“Këta njerëz nuk janë qenie njerëzore. Edhe fashistët nuk ishin aq të poshtër sa këta orkët. Ne duhet t’i mposhtim ata”,-shtoi ajo.

“Charcoal” është pjesë e listës së snajperëve femra të lindura në Ukrainë, më e famshmja prej të cilave është Lyudmila Pavlichenko, e cila u quajt “Zonja Vdekja” pasi vrau më shumë se 300 gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.