Nën hetim fasada e godinës së Qeverisë! Procedurë hetimore kundër katër personave

Prokuroria Publike Themelore solli Urdhër për zbatim të një procedure hetimore kundër katër personave të cilët akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare gjatë realizimit të marrëveshjes për fasadën e godinës së Qeverisë. Siç dihet, edhe ky objekt ishte pjesë e projektit “Shkupi 2014”. I dyshuari i parë me vetëdije i ka shkelur rregullat për dhënien e marrëveshjes për furnizim publik dhe e ka keqpërdorur procedurën.

Marketing

Si dëshmi se e ka përmbushur kushtin minimal për vërtetimin e gjendjes ekonomike dhe financiare, ka dorëzuar tre marrëveshje me tre persona juridikë të cilët më vonë nuk i ka angazhuar, si dhe dy marrëveshje nën-kontraktuese me persona juridikë të cilëve ka dashur t’u lëshojë një pjesë të marrëveshjes për furnizim publik.

Nga muaji dhjetor i vitit 2014 deri në gusht të vitit 2015, i dyshuari i parë ka përfituar 8.823.916,00 denarë për partinë politike.