Zelensky në Parlamentin grek: Ata që zgjedhin luftën humbin gjithmonë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli sot në Parlamentit, ku u shpreh se “ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike dhe energjetike humbasin gjithmonë”.

Marketing

Në një fjalim virtual, Zelensky i kërkoi parlamentit grek të “bëjë më shumë” dhe të përdorë “mundësitë e tij si anëtare e Bashkimit Evropian për të organizuar shpëtimin e Mariupolit”.

“Ata që zgjedhin luftën humbin gjithmonë. Ata që përpiqen t’i privojnë një vendi pavarësinë dhe integritetin e tij territorial gjithmonë humbin. Ata që shantazhojnë Evropën me një krizë ekonomike dhe energjetike humbin gjithmonë,”-tha ai.

Zelensky tha se veprimet e Rusisë nuk ishin të drejtuara vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj Evropës.

Rusia po përpiqet të sigurojë që “varfëria energjetike të bëhet një realitet i ri në këtë kontinent”, tha ai, duke shtuar se Rusia “po bën gjithçka që mundet për të provokuar inflacion për shumë njerëz”.

Presidenti ukrainas bëri thirrje gjithashtu për bllokimin e të gjitha bankave ruse nga sistemi financiar botëror.

“Ndërsa trupat ruse bllokojnë qytetet paqësore ku deportojnë njerëzit tanë, asnjë bankë ruse nuk ka të drejtë të fitojë para në sistemin financiar botëror”, tha Zelensky. “Ata duhet të bllokohen. Të gjithë ata duhet të bllokohen dhe jo vetëm disa prej tyre”,-u shpreh ai.

Ai shtoi se “asnjë anije ruse nuk duhet të ketë mundësi të hyjë në asnjë pjesë të botës demokratike”.