Murati-Selami: Standardi më i lartë jetësor dhe mirëqenia e qytetarëve, prioritetet !

YYv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami realiyoi takim me drejtorin e agjensisë së punësimit Bekim Murati me çrast shkëmbyen përvojat në realizimin e planeve dhe projekteve, për të rritur standardin e qytetarëve të RMV-së. Selami dhe Murati u zotuan se standardi më i lartë jetësor dhe mirëqenia e qytetarëve janë prioritetet e dy institucioneve, të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

‘Bekimin e përgëzova për Planin Operativ të vitit 2022, i cili mundëson programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2022.
Vazhdojmë të mbetemi të përkushtuar, në shërbimet tona efikase në dobi të qytetarëve dhe përpjekjet tona për ta mbrojtur dhe për ta rritur gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe të vendit tonë!-shkruan Selami.