Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për RTV21 tha se gjatë bisedimeve për Marrëveshjen e Ohrit, pala maqedonase ka insistuar që shqiptarët mos të figurojnë në Kushtetutë.
“Kjo nuk është temë substanciale, pse është vënë 20 për qind. Në negociatat e Ohrit, vështirësoheshin negociatat për arritje të marrëveshjes sepse pale maqedonase insistonte që shqiptarët mos të figurojnë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Ahmeti.
Ahmeti tha se në koordinim me të gjitha palët në kampin shqiptar dhe me ndërkombëtarët është bërë si kompromis që të futet termi 20% në Kushtetutë.
“Aso kohe unë kam biseduar me delegacione, me përfaqësues ndërkombëtarë që lehtësonin negociatat, kam biseduar me përfaqësues tanë, Z.Xhaferi, z. Imeri në Ohër dhe të gjithë jemi dakorduar se nuk po cenohet substanca, atëherë e kemi vënë 20%, që nuk e rrezikonte dhe nuk e cenonte substancën e marrëveshjes. E kemi bërë këtë kompromis, ashtu siç kemi bërë kompromis te preambula. Këto kompromise janë bërë me qëllim që ti japin një shans paqes, pa rrezikuar kërkesat e shqiptarëve”, theksoi Ahmeti.