Gruaja e Agim Ramadani prek me fjalët në 23 vjetorin e vrasjes së tij: Malli më ka marrë për magjinë e buzëqeshjes tënde

Sot bëhen 23 vjet nga rënia e luftëtarit dhe heroit Agim Ramadani, i cili gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët.

Marketing

Për këtë përvjetor, gruaja e tij Shukrije Ramadani, ka prekur me fjalët që ka shkruar për burrin e saj të ndjerë, duke thënë se e ka marrë malli për magjinë e buzëqeshjes së tij.

Postimi i saj:

Sot veq dhembjes asgjë smund të fali shpirti im, më fal që jam ligshtu e malli marrê mka për magjinë e buzëqeshjes sate. Kërkove e fortê të bëhesha e në krah lirie të fluturoja qiejve të ëndërruar, ti gëzohesha buzëqeshjes së foshnjeve të palindura e dashurisë së fėmijëve tanë, duarëve që thurin veshje pêr gjeneratat e lirisë e djersës që bulon nga balli i puntorit që ndërton të ardhmen e vendit!

Por sytë më janë mjegullue nga dhembja e angushtia që ma rêndon frymëmarrjen në kërkim tė diellit tė lirisë!

Copėzat e poezive tua mė përzihen me ngjyra punimesh të mbetura nė gjysmë e më kot mundohem ti radhis sirtareve!Kitara jote e nemitur mbeti, e fyellin veq flladi i lirisë e përkëdhelë!

Ëndërrat po zhdaraviten mjegullnajave që nga Karpatet frymën po na e zëjnë e krenaria më lëndohet kur para shtatores tënde shoh lypėsin Migjenian të shtrirë si në legjenda!Dua ta gjej diellin e premtuar e t’ ia ngrohë duart e ngrira me ofshamat e krejt vashave duarthata në pritje t’përqafimeve të trimave që përqafuan lirinë! Loti më tradhëton e nga shpirti më vie të bërtas sa ti tundi malet,pse liria kaq dhembje paska!