Shpallet non grata, reagon edhe Sasho Mijallkov

Pas shpalljes së vendimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku në listën e zezë u futën ish kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski si dhe ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, ka reaguar dhe ky i fundit, duke u shprehur se “i vjen keq për vendimin e sotëm të DASH” dhe mendon se “ky vendim nuk është i drejtë”.

Marketing

“Më vjen keq për vendimin e sotëm të Departamentit të Shtetit dhe mendoj se nuk është i drejtë. Vendimi bazohet në ndërtime dhe dezinformata që me kalimin e kohës do të rezultojnë të paqëndrueshme. Unë gjithmonë i kam mbrojtur dhe do t’i mbroj interesat e Maqedonisë. Besoj se drejtësia do të fitojë dhe vendimi i administratës amerikane do të korrigjohet”, ka shruar Mijallkov.