Pas Gjermanisë, Rama viziton Azerbajxhanin dhe Turqinë

Pas përfundimit të vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë edhe dy vizita të tjera zyrtare.

Marketing

Mësohet se më 14 dhe 15 prill ai do të vizitojë Azerbajxhanin dhe Turqinë. Zyra për shtyp e Kryeministrisë ka zbardhur axhendën zyrtare të kreut të qeverisë.

Të enjten në mëngjes ai do të shkojë në Baku, ku pritet që të zhvillojë një takim kokë më kokë me presidentin e Axerbajxhanit, Ilham Aliyev. Po ashtu, pritet që të zhvillohen edhe takime bilaterale me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova dhe kryeministrin Ali Asadov.

Ndërsa të premten Rama do të udhëtojë drejt Stambollit ku pritet të ketë një takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”.