Konfiskohet pronë në rastin “Perandoria”

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata vendosi konfiskimin e pronës që ka të bëjë me rastin “Perandoria”. Bëhet fjalë për pronën e biznesmenit Aleksandar Ivanovski në kompaninë “Divelop Grup“, në pronësi të së cilës është edhe hoteli Merriot në qendër të Shkupit, shkruan Alsat.

Marketing

Prokuroria në një njoftim ka theksuar se në Penale ishin dorëzuar kërkesat për konfiskimin e pronës, në bazë të dyshimeve se prona rrjedh nga vepra penale. Masat e konfiskimit dhe pamundësisë së tjetërsimit të pronës të cilat i kërkoi Prokuroria, në bazë të ligjit mund të zgjasin më së voni deri në përfundimin e procedurës penale para gjykatës së shkallës së parë. Konfiskimi i pronës është evidentuar në Regjistrin Qendror dhe në Agjencinë e Kadastrës në Shkup. Në rastin “Perandoria” në mesin e të dyshuarve për pastrim parash janë ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamçev.