Mediat britanike kanë zbuluar emrat e zyrtarëve që janë futur në listën e zezë të Rusisë.
Sot u bë e ditur se ministria e Jashtme e Rusisë i ka ndaluar hyrjen në Rusi kryeministrit Boris Johnson, Sekretares së Jashtme Liz Truss, Sekretarit të Mbrojtjes Ben Wallace dhe 10 anëtarëve të tjerë të qeverisë britanike.
Masa u mor “duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, veçanërisht vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se së shpejti do të zgjerojë listën.
Gjithashtu të ndaluara për të hyrë në Rusi janë edhe:
Dominic Raab
Grant Shapps
Priti Patel
Rishi Sunak
Kwasi Kwarteng
Nadine Dorries
James Heappey
Nicola Sturgeon
Suella Braverman
Theresa May