Kreu shtetërorë në Maqedoninë e Veriut uron Pashkët e krishtera

Presidenti Stevo Pendarovski me rastin e festës së madhe të krishterëve-Pashkët, i dërgoi urime Dr. Kiro Stojanov, ipeshkvit të Shkupit dhe dioqezës së Strumicës dhe Shkupit, dhe të gjithë besimtarëve të krishterë që festojnë Pashkët sipas kalendarit gregorian.

Marketing

“Më lejoni t’ju përgëzoj për festën më të madhe të krishterë – Pashkët. Ju uroj nga zemra ta festoni festën e Ngjalljes së Krishtit me shëndet të mirë, të mbushur me paqe, harmoni, gëzim dhe lumturi. Pikërisht në këto festa, të frymëzuara nga fitorja e Krishtit mbi vdekjen, ripërtërijmë besimin dhe shpresën tonë dhe frymëzohemi për të bërë vepra të mira dhe për të dhënë dashuri të pakushtëzuar, thuhet në urimin e presidentit Pendarovski.

Urime deri tek besimtarët e krishterë ka dërguar edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Në këto kohëra të vështira kur duket se për çdo ditë shfaqen sfida të reja dhe të ndryshme të cilat në aspekte të ndryshme e vënë në test ndonjëherë shëndetin tonë fizik, ndonjëherë mirëqenien ekonomike, ndonjëherë lojërat dhe fitoret politike, si kulm i sfidës shfaqet testimi i njerëzisë sonë, solidariteti dhe bashkëndjesia jonë, humanizmi jonë dhe pozicionimi në anën e vërtetë të të drejtit, më të dobëtit”, theksohet në urimin e Xhaferit.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski gjithashtu uroi besimtarët e krishterë në Maqedoninë e Veriut.

“Me mesazhin e ringjalljes – “Krishti u ringjall! Me të vërtetë u ringjall !”- festojmë edhe shpresën e fitores mbi të gjitha situatat njerëzore të vuajtjes dhe padrejtësisë. Me festën e Pashkëve festojmë fitoren mbi të gjitha situatat njerëzore të sfidave dhe tundimeve që kalojmë sot për të dalë pas të gjitha tundimeve më të fortë e më të mirë. Qoftë për shumë vite festa e Ngjalljes së Krishtit”, thuhet në urimin e Kovaçevskit.

Marketing