MASH: Të drejtat e fëmijëve kanë përparësi kur ka konflikt të dy të drejtave të garantuara me Kushtetutë, konfirmoi Avokati i Popullit

E drejta e grevës dhe e drejta për arsimim janë dy të drejta të garantuara me kushtetutë, por në një situatë konflikti midis këtyre dy të drejtave, sipas të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe Konventës për të Drejtat e Fëmijës, përparësi u jepet të drejtave të fëmijëve, që do të thotë se procesi arsimor nuk duhet të pësojë pasoja. Kështu deklaroi Avokati i Popullit Naser Ziber, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me opinionin për grevën e SASHK-ut pas ngjarjes së sotme të përbashkët me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës kushtuar mësimit inkluziv në sistemin arsimor.

Marketing

Avokati i Popullit thotë se duhet t’i kushtohet vëmendje dinjitetit të mësimdhënësve dhe të gjithë punonjësve në arsim, që nënkupton edhe përmirësimin e gjendjes së tyre materiale dhe financiare dhe për këtë, siç theksoi ai, ju bëri thirrje Qeverisë që të vazhdojë negociatat me sindikatën dhe sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje që të mos ketë pasoja në procesin edukativo – arsimor. Ai gjithashtu informoi se në këtë institucion nuk janë dorëzuar parashtresa për pengimin e të drejtës së grevës, por vetëm për pengimin e të drejtës së arsimit.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri thеksoi se MASH dhe Qeveria janë të gatshëm që në çdo moment të vazhdojnë negociatat me SASHK-un dhe të gjejnë një rrugëdalje nga situata që nuk është në favor të nxënësve.