Dritan Bexheti ka pritur në takim udhëheqësin për çështje ekonomike, pranë Bankës Botërore, z. Zoran Anushiq.
Gjatë takimit u bisedua për realizimin e projektit të përbashkët ndërmjet Qeverisë së RMV-së, Bankës Botërore dhe Fondit të SPIMV-së, lidhur me mbajtjen e trajnimeve të specializuara për punëtorët e fondit në sektorin e caktuar.
“Qëllimi i trajnimit është zhvillimi i aftësive të punonjësve për të zhvilluar një strategji të ardhshme për funksionim sa më të mirë të institucionit tonë”tha Bexheti .
Projekti do të financohet plotësisht nga Banka Botërore.
“Shprehëm gadishmërinë tonë si institucion se do të jemi pjesë e këtij projekti të përbashkët të Bankës Botërore me qëllim të përmirësimit të funksionimit të fondit në zbatimin e politikës së përgjithshme pensionale”u shpreh ai.