PSG ka bërë rotacion mes Gianluigi Donnarumma dhe Keylor Navas këtë sezon. Por situatë e njëjt nuk do të jetë edhe edicionin e ardhshëm. Njëri nga ta do të largohet në verë.
Më shumë gjasa, portieri nga Kosta Rika, Navas do të largohet nga PSG. Kjo pasi që PSG e preferon italianin para Navas për shkak të moshës që ka.
Navas i ka kaluar tre sezonet e fundit në gjigantët e Ligue 1 dhe ishte titullar i padiskutueshëm në dy sezonet e para.
PSG e ka kuptuar se rotacioni i Donnarumma dhe Navas nuk është më i qëndrueshëm, gjë e cila ka ardhur pas presionit të Donnarummas që nuk ka pranuar të qëndrojë në bankën rezervë.
Navas së fundmi foli për situatën aktuale të portierëve në PSG.
“Kam një marrëdhënie shumë të mirë me Gigio, por dua të luaj çdo ndeshje. Jam i lumtur në Paris, por kjo duhet të ndryshojë” ka thënë Navas.