Futbollisti rus shënon gol dhe i drejtohet Putinit: “Je një fashist”

Futbollisti rus Oleksiy Khoblenko i ka dërguar një “mesazh” presidentit Vladimir Putin, pasi shënoi një gol me ekipin e tij, Levadia Tallinn në Letoni.

Marketing

Pasi vendosi topin në rrjetë, ai përqafoi shokët e tij dhe kur mbeti vetëm ngriti fanellën e lojës, shkruan Eurosport.

Ai tregoi një bluzë para kamerës ku shkruhej: “Lavdi forcave të armatosura të Ukrainës. Putin është një fashist”.

Khoblenko u lind në Ekaterinburg të Rusisë, por është një shtetas ukrainas dhe u detyrua të largohej nga ish-skuadra e tij, Kryvbas Kryvyi Rih pas pushtimit rus.

Со едноставен трик трајно излечете ја габата на вашите стапала!
Sulmuesi është një nga atletët e paktë me origjinë ruse që flet publikisht për një pushtim të Ukrainës, të cilin Kremlini e ka cilësuar si një “operacion special ushtarak”.