Avokati shqiptar Aineo Redo u gjet i vdekur me fyt të prerë me thikë në një zonë të Reggio Emilia të enjten në Itali.
Ndërkohë mediat italiane bëjnë me dije se ai kishte lënë dy letra. Njëra i është gjetur në xhepin e rrobave që kishte veshur ndërsa tjetrën ai e kishte lënë në zyrën ligjore ku punonte.
Në letrën që kishte në xhep avokati i kërkonte falje familjes për aktin ekstrem të vetvrasjes. Avokati shqiptar la pas gruan e tij dhe dy fëmijët e tij 9 dhe 18 vjeç.
Autoritetet italiane vijojnë hetimet për krimin makabër pasi avokati u gjet i vdekur nga një kalimtar i rastit, i cili lajmëroi policinë.
Pista e parë e hetuesve është vetëvrasja, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes. Kjo pasi ka dyshime se autori të ketë vendosur thikën në dorën e 49-vjeçarit për të shmangur hetimet në mënyrë që ngjarja e rëndë të duket si vetëvrasje.