Anijet luftarake të NATO-s mbërrijnë në portin e Finlandës

Tre anije luftarake të NATO-s kanë mbërritur në portin jugperëndimor finlandez të Turkut të hënën për t’u stërvitur me marinën finlandeze. Finlanda po konsideron mundësinë e bashkimit me aleancën e udhëhequr nga SHBA, mes tensioneve të shtuara me Rusinë për Ukrainën, shkruan Reuters.

Marketing

Anijet do të stërviten me dy “gjuetarë” të minave nga flota bregdetare e Finlandës, thanë në një deklaratë forcat finlandeze të mbrojtjes.

Stërvitja dy-ditore, e caktuar për të filluar më 28 prill, dhe do të përgatisë anijet finlandeze për të marrë pjesë në forcat e reagimit të NATO-s në vitin 2022. Stërvitja do të fokusohet në “kundërmasat e minave dhe punën në një kornizë shumëkombëshe”,-thuhet në deklaratë.

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha më 13 prill se vendi i saj do të merrte një vendim në javët e ardhshme nëse do të aplikonte për t’u bashkuar me NATO-n, duke shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga Rusia.

Finlanda dhe Suedia janë partnerë të ngushtë me NATO-n, por nuk i janë bashkuar aleancës prej 30 anëtarësh, e themeluar në vitin 1949 për t’iu kundërvënë Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.

Marketing