KSL prej sot me protesta të përditshme do të kërkojë harmonizim të rrogave me minimalen

Konfederata e sindikatave të lira (KSL) prej sot fillon me protesta para Kuvendit dhe Qeverisë duke kërkuar harmonizim të rrogave në sektorin publik me rrogën minimale, Protestat do të mbahen çdo ditë prej orës 16:00 deri në orën 17:00.

Marketing

Sindikata kërkon rritje të pikës në 103 denarë në bruto shumë me çka rroga më e ulët në sektorin publik do të ishte rreth 18.200 denarë dhe do të ruhej distanca mes rrogave të tjera. Nuk dakordohen me Propozim-ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativ me të cilin, sipas tyre, rritja e rrogave do të ishte prej 100 deri 200 denarë.

Kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski në deklaratë për MIA-n thotë se tani për tani nuk kanë paralajmërim për takim në Qeveri.

“Mbetemi në kërkesat tona. Do të protestojmë çdo ditë. Anëtarësia është mjaft e zhgënjyer dhe ndjehet e manipuluar. Zgjidhja është mjaft e thjeshtë, ajo është neni 88 i Ligjit për nëpunës administrativ i cili thotë se Qeveria e rritë pikën”, thotë Ralpovski.

Sipas KSL-së, me këtë problem janë të prekur rreth 100 mijë punëtorë në shtet.