Zyrat e Gjendjes Civile prej nesër në grevë, kërkojnë rritje të pagave

Nga nesër në orën 08:00, punonjësit e zyrave të Gjendjes Civile, do të hyjnë në grevë. Sportelet për paraqitjen e kërkesës për lëshimin e certifikatave të lindjes për të lindurit, të martuarit, të vdekurit nuk do të funksionojnë deri në plotësimin e kërkesës së tyre për rritjen e pagave.

Marketing

Sindikata e Pavarur e Drejtorisë për Evidentimin e Librave Amë, përmes një statusi në Facebook, njofton se kanë vendosur të hyjnë në grevë sepse askush nuk e vlerëson punën e tyre.

Nga sot administrata do të mbajë një marsh protestues nga ora 16:00 deri në 17:00 para Kuvendit dhe Qeverisë. Konfederata e Sindikatave të Lira (KSS) thotë se po kërkon të harmonizojë pagat e sektorit publik me pagën minimale.

“Nëse diçka nuk ndodh deri në orën 12 të mesditës sot, nuk ka premtim për realizimin e kërkesave tona, nga ora 16 deri në 17 do të fillojmë protestat e përditshme”, tha kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSS), Blagoja Ralpovski.

Përkujton se paga minimale është rritur, por ende ka të punësuar në sektorin publik që të ardhurat mujore i marrin nën shumën prej 18 mijë denarë, sa është paga më e ulët është e përcaktuar me ligj.