Ronald Araujo ka rinovuar kontratën me skuadrën e Barcelonës.
Qendërmbrojtësi uruguaian do të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Camp Nou’ deri në vitin 2026, bën të ditur faqja zyrtare e Barcelonës, përcjell lajmi.net.
Lojtari ka kontratë deri më 30 qershor të vitit 2026, dhe ka një klauzolë liruese prej 1 miliard eurove
Nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet të premten, më 29 prill, në ‘Camp Nou’, thuhet në njoftimin e Barcës