Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medalje në Kampionatin Evropian të xhudos “Bulgaria 2022”
Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e bronztë në këtë Evropian.
Krasniqi e arriti këtë sukses duke e mposhtur në fazën e repesazhit xhudisten nga gjermania, Mascha Ballhaus, transmeton lajmi.net.
Ndërkaq, deri tek triumfi i medaljes së bronztë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në raundin e dytë e mposhti xhudisten nga Bullgaria Gabriela Dimitrova, kurse në raundin e tretë pësoi humbje nga francezja Amandine Buchard.
Pas humbjes ndaj Buchard, Krasniqi vazhdoi në repesazh, ku në ndeshjen e parë fitoi kundër xhudistes nga Zvicra, Fabienne Kocher, ndërsa në finale të kësaj faze e mposhti gjermanen Mascha Ballhaus, për t’i sjellë Kosovës medaljen e parë nga ky kampionat.