Aplikacioni WhatsApp vazhdimisht u ofron përdoruesve të tij veçori të reja dhe së shpejti ata do të mund të përdorin të njëjtën llogari në pajisje të shumta.
Nuk dihet ende saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm funksioni i ri, por sigurisht që do të vijë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Kështu, siç thuhet më tej, përdoruesit së shpejti do të mund të përdorin llogarinë e tyre në pajisje të shumta.
Të njëjtin opsion do ta kenë edhe përdoruesit e tabletëve me sistemin operativ të Google, ndërsa ende nuk dihet nëse do të shtrihet edhe në pajisjet iOS.
Një faqe e re “Regjistro pajisjen si shoqëruese” do të shfaqet për përdoruesit që përpiqen të ekzekutojnë WhatsApp në një pajisje tjetër.
Përdoruesi do të jetë në gjendje të skanojë kodin QR me celularin e tij “kryesor” për të përdorur një pajisje tjetër si “shoqëruese”.