Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Dacia Arena” mes skuadrës së Udineses dhe kampionit aktual Interit, e vlefshme për xhiron e 35 të Serie A.
Pas plot 90’ minutave luftë për fitore, Interi e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Udinesen.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ivan Perisic, i cili kalon “Nerazzurët” në epërsi prej 1:0 në minutën e 12’ të ndeshjes.
Ndërkaq, epërsinë në 2:0 për skuadrën e Inzaghit e thelloi ylli argjentinas Lautaro Martinez në minutën e 41’ të ndeshjes.
Golin e nderit për vendasit, dhe të fundit të ndeshjes e shënoi Ignacio Pussetto, i cili sh, i cili shënon në minutën e 72’ për rezultatin final 2:1.
Me pikët e reja, Interi ngjitet në kuotën e 75 pikëve, por ende një hap prapa Milanit që kryeson me 77 pikë, kurse Udinese zë vendin e 12 me gjithsej 43 pikë të tubuara.
Rezultati final i ndeshjes është 2:1 në favor të Interit.