Tayna rrëfehet për herë të parë: Kam pasur probleme shëndetësore

Rep-artistja e njohur, Tayna, ka rrëfyer detaje të ndryshme nga jeta personale dhe profesionale, ku ndër të tjera ka treguar edhe arsyen se pse vitin e kaluar ishte më pak aktive në muzikë.

Marketing

Ajo është njëra ndër reperet më të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Në rubrikën ’50 pyetjet e emisionit Prive’, ajo zbuloi se disa probleme personale dhe shëndetësore e bën të veten, duke ia pamundësuar të jetë më shumë aktive siç ka qenë viteve të kaluara.

“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale shëndetësore”, tha Tayna.

Më tej, deklaroi se një situatë e tillë nuk do të jetë e njëjtë edhe këtë vit, pasi do të publikojë shumë projekte muzikore për verën e këtij viti.

Kujtojmë që kënga e saj më e fundit ishte ajo në bashkëpunim me Cricket, “Pijetore”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.