Zelanda e Re rihap kufijtë pas dy vjetësh

Zelanda e Re ka rihapur kufijtë e saj për më shumë vizitorë ndërkombëtarë, pas mbylljes prej më shumë se dy vjetësh, që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit. Njerëz nga më shumë se 60 vende të botës mund të hyjnë tani në këtë vend nëse janë të vaksinuar kundër koronavirusit dhe kanë test negativ.

Marketing

Vetë qytetarët e Zelandës së Re kanë mundur të udhëtojnë brenda dhe jashtë vendit që nga marsi, ndërsa australianët janë lejuar që nga prilli. Zelanda e Re ka mbyllur kufijtë e saj qysh në mars të vitit 2020, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit. Ky vend me pesë milionë banorë ka regjistruar gjithsej 713 viktima nga koronavirusi./