Gjenerata e re Eucerin Hyaluron-Filler 3 x Effect është efektiv në luftimin e rrudhave në 99% të rasteve

Hulumtimet kanë konfirmuar: Gjenerata e re Eucerin Hyaluron-Filler 3 x Effect është efektiv në luftimin e rrudhave në 99% të rasteve

Marketing

Madje edhe 200% më shumë acid hialuronik!

Menjëherë pas moshës 20 vjeçare, fuqia regjeneruese e acidit hialuronik në lëkurë zvogëlohet dhe kështu zvogëlohet elasticiteti i lëkurës, gjë që rezulton në krijimin e rrudhave dhe gungave. Dëshira për lëkurë përjetësisht të re ka ekzistuar që kur njeriu ka ekzistuar dhe kërkimi për produktin perfekt që do ta “rinojë” lëkurën është i vështirë dhe i gjatë. Megjithatë, hulumtimet e fundit tregojnë se gjenerata e re e Eucerin® Hyaluron-Filler jep shpresë se rrudhat më në fund do t’i përkasin së shkuarës.
Më shumë se 1.400 vullnetarë me lloje të ndryshme lëkure morën pjesë në mbi 35 studime intensive in vitro dhe in vivo dhe mbi 1.500 prova klinike, duke përdorur një sërë metodash për të zbuluar se si funksionojnë produktet për reduktimin e rrudhave në lëkurën e tyre. Vullnetarët u testuan për një periudhë të gjatë kohore për të monitoruar reagimet e lëkurës dhe nivelet e kënaqësisë.

Pas katër javësh përdorimi, 99% e pjesëmarrësve konfirmuan se rrudhat ishin reduktuar dukshëm dhe 98% konfirmuan se produktet i rezistojnë procesit të plakjes. 97% thanë se përdornin kremin e ditës Eucerin® Hyaluron-Filler për t’u ndjerë më të rinj. Edhe pas vetëm dy javësh përdorimi, 90% konfirmuan se lëkura e tyre duket dukshëm më e re.

Hulumtimet kanë treguar se gjenerata e re e Eucerin® Hyaluron-Filler jo vetëm që plotëson përmbajtjen e acidit hialuronik, por gjithashtu stimulon prodhimin e acidit hialuronik nga vetë lëkura me më shumë se 200% dhe redukton zbërthim e saj me më shumë se 50%. Ofron një efekt të trefishtë: rimbush, stimulon dhe mbron falë acidit hialuronik me peshë molekulare të lartë dhe të ulët, saponinet dhe enoksolonit të ri.

Glicina-saponina mbështet prodhimin e kolagjenit dhe rrit përqendrimin e tij me 49%. Ndërsa përbërësi aktiv enoksoloni i marrë nga rrënja e bimës së jamballit, pengon zbërthimin e acidit hialuronik nga enzima hialuronidazë me më shumë se 50%.

Kombinimi unik i këtyre përbërësve lejon lëkurën të ruajë lagështinë, hidratim të mirë dhe të stimulojë aftësinë biologjike të lëkurës për të prodhuar më shumë acid hialuronik.
Rezultati: Zvogëlimi i linjave të holla dhe rrudhave edhe më të thella, më mirë se kurdo!