Zelensky: 156 civilë u evakuuan nga Mariupoli, janë të sigurt pas 2 muajsh

In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se 156 persona mbërritën sot në Zaporizhzhia pasi u shpëtuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol.

Marketing

Duke folur në fjalimin e tij të natës, ai tha: “Më në fund kemi rezultatin, rezultatin e parë të operacionit tonë të evakuimit me Azovstal në Mariupol, të cilin ne e kemi organizuar për një kohë shumë të gjatë. U deshën shumë mund, negociata të gjata dhe ndërmjetësime të ndryshme”.

Ai shtoi se të evakuuarit kishin kaluar më shumë se dy muaj në strehimore.

“Vetëm imagjinoni, për shembull, një fëmijë është gjashtë muajsh, dy prej të cilave i ka kaluar nën tokë duke u fshehur nga bombat dhe granatimet”, shtoi ai.

“Më në fund, këta njerëz janë plotësisht të sigurt. Ata do të marrin ndihmë”.