Një i arrestuar në komisariatin e Kavajës ka vrarë veten këtë të mërkurë.
Sipas informacioneve, 28-vjeçari I.S. ishte ndaluar sot si i dyshuar për një vjedhje. Dyshohet se i riu është vetëvarur në ambientet e komisariatit.
Policia nuk ka dalë ende zyrtarisht me një deklaratë në lidhje me ngjarjen, ndërsa po hetohet dhe përgjegjësia e punonjësve të policisë në detyrë në dhomat e ndalimit, mbrëmjen e sotme.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.