Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka hapur një procedurë para hetimore në të cilën duhet të përcaktohet se si dhe pse nuk është mbyllur në kohë stacioni i kontrollit teknik “Via Komerc”, ku kalonte kontrollet autobusi Besa Trans që u dogj në Bullgari.
Sipas TV Telma vendimi për mbyllje përse nuk ishte ndërmarrë kur më parë ishin identifikuar dhe evidentuar lëshime në punën e këtij stacioni të kontrollit teknik.
Kryetarja e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Vilma Ruskoska, tha për televizionin se dje është hapur procedura para hetimore dhe është sekuestruar dokumentacioni nga disa departamente në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) që kanë mbikëqyrur stacionin e kontrollit teknik dhe kanë përgatitur vendimin për ndalim.