Aksident i rëndë në Shqipëri, vdesin dy turistë

Dy turistë u përfshinë një një aksident rrugor të ndodhur paraditen e sotme në Kryebushat të Shkodrës.

Marketing

Mësohet se ata po udhëtonin me motor kur janë përplasur me një makinë.

Nga informacionet e para gjëndja shëndetësore e dy turistëve ishtë e rëndë dhe u dërguan për tu dhënë ndihma e parë në spitalin e Shkodrës. Pas disa minutash u mësua se ndërruan jetë.

Ora News mëson se dy turistët janë shtetas polakë, dhe janë goditur nga një makinë tip Golf 5.