Dogana amerikane sekuestron orë të falsifikuara Rolex “me vlerë mbi 10 milionë dollarë”

Oficerët e Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) në Indianapolis kanë konfiskuar dy dërgesa të orëve të falsifikuara Rolex më 27 dhe 29 prill.

Marketing

Sipas një njoftimi të lajmeve nga CBP, orët e rreme luksoze do të kishin një vlerë totale prej 10.1 milionë dollarë nëse do të ishin të vërteta.

Të dyja dërgesat kishin origjinën nga Hong Kong dhe ishin të destinuara për në Brooklyn, Nju Jork, tha CBP.

Po sipas njoftimit, dërgesa e 27 prillit përmbante 300 ora të falsifikuara Rolex dhe dërgesa e 29 prillit kishte 160 ora të falsifikuara Rolex.

Drejtoresha e operacioneve në terren të CBP në Çikago ka thënë se “ndërsa konsumatorët blejnë gjithnjë e më shumë nga shitësit online ose të palëve të treta, oficerët tanë janë në vijën e parë për t’u mbrojtur kundër mashtruesve që presin të fitojnë para duke shitur mallra të rreme”.