Shitja do të finalizohet në fund të majit, ja kush janë pronarët e rinj të Chelsea

Konsorciumi i udhëhequr nga Todd Boehly firmosi një kontratë për blerjen e Chelsea për rreth 5 miliardë euro, dhe tani që të hyjë në fuqi akordi që mbyll epokën e Roman Abramovich, duhet të aprovohet nga Premier League dhe nga qeveria britanike.

Marketing

“Shitja do të finalizohet në fund të majit, në pritje të gjithë autorizimeve të nevojshme”, lexohet në komunikatën e klubit.

Boehly është bashkëpronar, i skuadrës së bejzboll Los Angeles Dodgers, dhe është themeluesi i Eldridge Industries. Është ai fytyra më e njohur e konsorciumit që ka si aksioniste kryesore shoqërinë amerikane Clearlake Capital. Në grup janë edhe bashkëpronari tjetër i Dodgers Mark Walter, miliarderi zviceran Hansjorg Ëyss dhe britaniku Jonathan Goldstein. Në bazë të të akordit Daniel Finkelstein dhe Barbara Charone do të bëhen drejtorë të klubit. Interesi i miliarderit anglez Sir Jim Ratcliffe nuk u mor në konsideratë pasi erdhi pas akordit.

Klubi publikoi komunikatën e shitjes pasi ditët e fundit zërat se Abramovich donte të dëmshpërblehej për huanë e tij prej 1.6 miliardë paundsh kishin vënë në rrezik ndryshimin e pronësisë. Por oligarku rus zeroi borxhin, siç kishte thënë më parë. Sanksionet e vendosura ndaj Abramovich pas pushtimit të Ukrainës kishin ngrirë pasuritë e tij dhe Chelsea po vazhdon aktivitetin falë një license speciale të qeverisë që skadon në 31 maj.

Pronarët e rinj kanë në këtë mënyrë në dispozicion më shumë se 3 javë për të kompletuar kalimin e klubit nën pronësinë e tyre. Abramovich ka deklaruar se fitimet neto nga shitja do të shkojnë për bamirësi. Ndryshimi i pronësisë zgjidh një periudhë shumë të komplikuar për Chelsea-n, që në këta muajt e fundit nuk ka mundur të firmosë kontrata duke ju dashur të përballet me paqartësitë për të ardhmen./supersport