Schallenberg: BE duhet të kthej besueshmërinë duke zgjidhur çështjen e negociatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë

Në muajt e fundit është bërë përparim thelbësor dhe tani është koha për të kaluar në fazën tjetër të procesit integrues të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian, këto çështje BE-ja duhet ti adresojë për të rikthyer besueshmërinë e saj”, tha për Agjencionin Informativ të Maqedonisë, ministri i Jashtëm austriak Aleksander Schallenberg.

Marketing

Schallenberg i pyetur për pritshmëritë e tij për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe BE-së në qershor, tha se këto çështje janë bilaterale dhe duhet zgjidhur ndërmjet vendeve.

“Çështjet dypalëshe dhe zgjerimi nuk duhet të ngatërrohen. Dhe të mos harrojmë idenë themeluese të BE-së: ta kapërcejmë luftën dhe të krijojmë prosperitet përmes bashkëpunimit, pra nuk na duhet zvarritje më tepër, tha Schallenberg, i cili mbërrin sot në Maqedoninë e Veriut në Ditën e Evropës.

Lidhur me kuadrin e negociatave dhe çfarë do të përmbajë ai, Schallenberg theksoi se duke qenë se çështjet dypalëshe nuk janë pjesë e legjislacionit të BE-së, është e vështirë të përfshihen referenca të tilla.

Ai shtoi se zgjerimi nuk duhet të jetë proces ilegalist, por instrument gjeostrategjik.

“Për momentin, ne kemi një qasje burokratike ndaj procesit të zgjerimit, e cila nuk na ka çuar në përparim të rëndësishëm në vitet e fundit. Nuk ka vakum në politikën botërore, qoftë modeli europian apo ndonjë model tjetër”, tha Schallenberg.