Finlanda ka konfirmuar se dëshiron të anëtarësohet në NATO, shkruajnë mediat e huaja.
Presidenti Sauli Niinisto tha se Finlanda, e cila ndan një të kaluar të trazuar dhe një kufi 1300 kilometra me Rusinë, duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO “pa vonesë”, transmeton Reporteri.net.
Një deklaratë e përbashkët me kryeministren Sanna Marin ai u shpreh: “Shpresojmë që hapat që duhet të ndërmerren për të marrë këtë vendim do të zgjidhen shpejt në ditët e ardhshme”.
Që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, Finlanda ka rritur bashkëpunimin me NATO-n. Por deri më tani ajo nuk ka aplikuar për anëtarësim në mënyrë që të mbajë marrëdhënie të mira me fqinjin e saj lindor.