Përçarja në familjen mbretërore, Princ Harry rrezikon të humb reputacionin

Princ Harry-t i është sugjeruar që të ruajë raportet me familjen mbretërore, nëse nuk dëshiron që t’i rrezikohet reputacioni i tij.

Marketing

Sipas biografit mbretëror, Ian Lloyd, ai është në “rrezik të avullohet” nga familja nëse nuk rikrijon kontakte me familjen, transmeton Indeksonline.

Ai shpjegoi se dashuria dhe respekti që 37 vjeçari gëzon është falë nënës dhe gjyshes së tij.

Princesha Diana edhe pas vdekjes së saj është ende e dashur dhe e pëlqyer nga publiku, gjithashtu njerëzit e duan dhe e respektojnë edhe Mbretëreshën Elizabeth ll.

Mjafton ky detaj dhe Princ Harry ka të njëjtin respekt për shkak të familjes së tij.

Mirëpo, sipas Lloyd, Harry duhet t’i rregulloj raportet me familjen edhe të mos distancohet prej tyre. Nëse ai nuk e bën këtë, rrezikohen të jetë vetëm një princ i huaj që jeton në SHBA.