“Trofeu erdhi në shtëpi”, Shvercerat me koreografi speciale për kampionin FC Shkupi (VIDEO)

Festa filloi një ditë përpara kur tifozët “Shvercerat” pushtuan rrugët e kryeqytetit për të paralajmëruar se, siç thonë ata, trofeu po vjen në shtëpi.

Marketing

Të dielën tifozët e FC Shkupit kishin përgatitur një koreografi speciale me rastin kur ekipi i tyre pas 2 dekadave po shpallet kampion.

Студент кој открил лек за дијабетес открива:
Tribunat ishin mbushur përplot, ndërsa tek tribuna e re, te zona VIP për ta ndjekur ndeshjen kishin ardhur edhe politikan si kryeministri Kovaçeski dhe zëvendësi i tij Artan Grubi. Aty ishin edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti dhe kryepralamentari Talat Xhaferi të cilët vështirë po përballeshin me diellin gjatë 90 minutave.

Ndeshja e fundit për Shkupin në këtë sezon ishte përballë Akademija Pandev. Ndonëse rezultati aspak nuk ishte i rëndësishëm, shkupjanët nuk lejuan ndonjë befasi. Kampionët fituan 3-0 me dy gola të Trapanovskit dhe një të Anid Abazit.

Të gjithë me pa durim po e prisnin përfundimin e ndeshjes. Kur arbitri dha sinjalin e fundit tifozët vërshuan fushën.

Trofeun në Çair e solli kryetari i FFM-së Muhamet Sejdini bashkë me legjendën e FC Shkupit Argjent Beqiri.

“Ishte një triumf i merituar i FC Shkupit. Gjatë gjithë sezonit tregoi profesionalizimin e vërtetë jo vetëm në fushë por edhe jashtë fushës së saj. Kështu që mua më mbetet vetëm ti uroh shumë sukses në të ardhmen”, tha Muhamet Sejdini, kryetar i FFM-së.

“Është titull i merituar dhe mjafron me kaq”, theksoi Argjent Beqiri – ish futbollsit i FC Shkupit.

“Është titulli i katërt, ndoshta e kemi pritur 21 vjet por titulli ësht titull dhe ne krenohemi që ja sot e kemi në Shkup e kemi në Cair sërish”, tha Visar Ganiu, kryetar i Çairit.

Në mesin e tifozëve kampionët e Shkupit çuan lart trofeun e titullit kampion në LPFM.

Festa nuk mbaroi me kaq. Nga stadiumi, futbollistët me autobusin e NQP-së u nisën drejt sheshit Skënderbeu, ku i priti një spektakël dhe program muzikor në të cilin performoi këngëtari nga Kosova Ledri Vula.