Konferencë për Evropën juglindore në Paris, Bytyqi: Rinia potencialin ta shfrytëzojë në vend

Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyqi, sot në Paris ka mbajtur fjalim në konferencën për Evropën Juglindore me temën “Kapitali Njerëzor’’, Migracionin dhe si ta Formojmë të Ardhmen së bashku. Sipas tij, qëllimi është që të rinjtë mos të emigrojnë duke harxhuar potencialin e tyre jashtë shtetit, por të krijohen mundësi që ata të qëndrojnë në vend dhe të bëhen konkurrues të mjaftueshëm për botën.

Marketing

Qëllimi nuk është mbyllja e të rinjve në vend, por krijimi i mundësive për ta që do t’u mundësojë të arrijnë potencialin e tyre të plotë në vendin e tyre, por në të njëjtën kohë t’i bëjnë ata mjaft konkurrues me botën. Migrimi është gjithashtu i zakonshëm në shtetet anëtare të BE-së, por atje njerëzit lëvizin nga një vend në tjetrin për punë dhe kjo është ajo që unë mendoj se ne duhet të përpiqemi, migrimi me dy drejtime në vend të një bilete njëdrejtimëshe, siç është situata në Ballkanin Perëndimor.