Barcelona, është e hapur ndaj idesë për të ofruar Memphis Depay në mënyrë që të sigurojë marrëveshjen për Robert Lewandowski, zbulon Mundo Deportivo.
Barcelona dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin polak për 30 milionë euro, por është e gatshme të paguajë deri në 35 milionë euro pasi kontrata e tij me Bayern Munich nuk skadon deri në verën e vitit 2023, përcjell ORAinfo.
Nëse kjo nuk mjafton, Barcelona do të konsiderojë joshjen e kampionëve gjermanë me sulmuesin e tyre holandez.