Kovaçevski: “Ballkan i Hapur”mundësi për investime dhe rritje ekonomike në rajon

Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq sot morën pjesë në Samitin e organizuar nga “Makedonija 2025″, temë kryesore e të cilit ishte bashkëpunimi rajonal, me fokus në ekonominë, të ardhmen e kompanive, fuqia punëtore dhe administratën përmes inovacionit dhe transformimit digjital. .

Marketing

Në diskutimin për bashkëpunimin rajonal dhe konceptin “Ballkani i Hapur” Kovaçevski tha se bashkëpunimi rajonal është kyç për tejkalimin e krizës në të cilën ndodhemi dhe se me këtë iniciativë vende si kjo e jona mund të ofrojnë ndikim shumë më të madh dhe performancë më të madhe në fushën e ekonomisë.

“Kjo nismë është pozitive në të gjitha bazat e logjikës ekonomike, krijon një treg më të madh kapitali, mundësi shkëmbimi, si dhe rrit BPV-në e rajonit. Ne presim që vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor të na bashkohen në Samitin e ardhshëm në Ohër në qershor, sepse kjo iniciativë mund të sjellë përfitime për të gjashtë vendet e rajonit”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se kjo nismë sigurisht nuk është zëvendësim i integrimit në BE, por se integrimi ynë në Union është peng i këmbënguljes së Republikës së Bullgarisë për të folur për historinë dhe të kaluarën, jo për të ardhmen.

“Kjo nuk jep benefit për askënd. Të flasim për temat që kanë të bëjnë me të ardhmen është më e rëndësishme dhe mbi këtë bazë duhet të zhvillohet dialogu dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve”, theksoi Kryeministri Kovaçevski.

Ai nënvizoi se vendet e Ballkanit të Hapur kanë formuar ekipe që punojnë në promovimin e përbashkët në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja direkte dhe punojnë në promovimin e përbashkët të turizmit në të gjitha vendet dhe promovimin e produkteve që lidhen veprimtarin turistike apo industrinë. Siç tha ai, lehtësimi i të gjitha barrierave jotarifore në kufi është i një rëndësie të madhe dhe tashmë është bërë në pjesën e shërbimeve fitosanitare, në pjesën e transportit kufitar.

“Për momentin po punohet për një numër unik ID për ata që vendosin të vazhdojnë karrierën e tyre në një nga tre vendet, do të mund ta bëjnë këtë në mënyrën më të thjeshtë përmes këtij numri. Është e vlefshme në të tre vendet, pa pasur nevojë të aplikoni për leje pune çdo javë apo çdo muaj,” tha Kovaçevski.

Ai njoftoi se bashkëpunimi rajonal vazhdon në fusha të tjera, si kultura dhe arsimi, në mënyrë që të reduktohet hendekun me BE.

“Në këtë mënyrë, vetë rajoni do të bëhet më tërheqës për BE-në. Asnjë kompani e madhe nuk do të mbyllë sytë ndaj një tregu të madh prej 20 milionë banorësh. Qëllimi përfundimtar i Ballkanit të Hapur është një bashkim doganor në të cilin kapitali do të tregtohet dhe investohet lirisht,” tha Kovaçevski.