Biden paralajmëron Kinën: Nëse sulmoni Tajvanin do përballeni me ushtrinë tonë

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se trupat e ushtrisë amerikane do mbrojnë Tajvanin nëse Kina tenton ta sulmojë, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

I pyetur nga gazetari, presidenti amerikan Biden tha se do dërgonte ushtrinë në Tajvan nëse Kina vendos ta sulmojë atë.

“A jeni i gatshëm të përfshiheni ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin nëse bëhet fjalë për këtë?” e pyeti një gazetar presidentin gjatë një konference shtypi në Japoni.

“Po”, u përgjigj Biden.

“Ju jeni të gatshëm?” përsëriti gazetari.

“Ky është obligimi që kemi marrë”, tha presidenti.

Edhe në tetor Biden tha se SHBA’ja do ta mbrojë Tajvanin, nëse sulmohet nga Kina.

Si kundërpërgjigjje, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze u deklarua: “Askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë e fortë dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial. Kina nuk ka hapësirë për kompromis.”