Bekteshi: Urime kreut të KOM-AO dhe të gjithë besimtarëve, politikat e fqinjësisë së mirë janë të një rëndësie të madhe për mbarë rajonin

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i ka uruar kreun e Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvisë së Ohrit (KOM-AO) z. Stefanin dhe të gjithë qytetarët të besimit ortodoks me rastin e vendimit unanim të Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe për njohjen e autoqefalisë së KOM-së.
“Politikat e fqinjësisë kanë një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin. Vetëm duke ndërtuar fqinjësi të mirë është i mundur përparimi në të gjithë Ballkanin.Urime KOM-së dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë që kanë pritur gjatë për këtë vendim” thuhet në urimin e ministrit Bekteshi.

Marketing
Marketing