Franca: Biletat e rreme të tifozëve të Liverpool-it kanë nxitur kaosin në Paris

Ministrja franceze e Sportit, Amelie Oudea-Castera, ka thënë se tifozët e Liverpool-it pa bileta valide kanë shkaktuar problemet me turma në finalen e futbollit të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në Paris.

Marketing

Finalen e ka fituar Real Madridi ndaj Liverpool-it me rezultat 1:0

Ajo ka fajësuar “organizimet masive” të mbështetësve me “bileta të rreme” për kaosin në stadium.

Mirëpo ministrja ka thënë se të rinjtë lokalë që kanë tentuar të hyjnë me forcë në stadium, kanë përkeqësuar situatën.

Tifozët e Liverpool-it kanë kritikuar përgjigjen e policisë në Francë, dhe Sekretarja britanike e Kulturës, Nadine Dorries, i ka përshkruar skenat si tejet “shqetësuese”.

Policia franceze është kritikuar pse ka hedhur gaz lotsjellës dhe sprej piperi ndaj disa tifozëve të Liverpool-it, teksa kanë pritur për të hyrë në stadium.

Komentet e fundit kanë ardhur pak pas takimit të së hënës mes Ministrisë për Sport në Francë, Federatës Evropiane të Futbollit, Asociacionit francez të Futbollit, zyrtarëve të stadiumit, dhe policisë, për të mësuar nga gabimet e këtij organizimi.

Ministrja franceze ka thënë se në takimin e së hënës do të identifikohen gabimet për t’i shmangur ato në të ardhmen.

Parisi do të jetë nikoqir i Lojërave Olimpike Verore më 2024 dhe Kampionatit tët Ragbit më 2023.