Është zbuluar shuma që autorët i kanë grabitur me dhunë çiftit në Vermosh. Sipas news 24 autorët kanë marrë plot 30 mijë euro, si dhe sende të argjendta nga banesa e çiftit Tom e Mri Tinaj.
Autorët hyjnë në banesë rreth orës 02:00 të mëngjesit dhe lidhën e dhunuan çiftin Tinaj, dhe më pas grabitën paratë.
Pasi janë larguar autorët kanë vjedhur dhe automjetin e çiftit të cilin policia e ka gjetur të përplasur pak më tutje.
Lidhur me grabitjen bashkëshortja e Tom Tinaj, Mri Tinaj, deklaroi se kishte vlera të mëdha parash në shtëpi pasi kishin shitur dy makina, një lopë dhe paratë e tre viteve të pensionit të burrit të saj.
“Kemi pasur lekë, se kemi shitur dy makinat e fëmijëve. Kishim paratë e pensionit që tre vite që I ruanim të bënim punime. Na morën të gjithë paratë, gjërat e arit, telefonat”-tha ajo.