Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1112 analiza për Covid-19 dhe janë regjistruar 75 raste të reja.
Shkup 52, Manastir 8, Berovë 4, Veles 3, Ohër 2 dhe nga një në Prilep, Tetovë, Kavadar, Shtip, Negotinë dhe Krushevë.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (75), janë regjistruar 12 riinfeksione.
Nuk është raportuar për asnjë vdekje gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termi im”, është regjistruar një person nga Shkupi (86 vjeçar), i cili ka ndërruar jetë në spital më 31 maj.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 88 pacientë.
Nga Shkupi – 71, Manastiri – 12, Prilepi – 3 dhe një nga Tetova dhe Gjevgjelia.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.057.173 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me koronavirus që nga fillimi i epidemisë është 312.097, numri i të shëruarve është 302.290, numri i vdekjeve është 9.307 dhe numri i rasteve aktive është 500.