Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ministri Jeton Shaqiri dhe kryetari i Strugës Ramiz Merko kanë qëndruar sot në Tiranë për të bërë homazhet e nderit ndaj ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Pas përfundimit të homazheve ishte pikërisht Grubi i cili në një status në “Facebook” ka shkruar se shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë fisnikërinë dhe kontributin e Nishanit.
“Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, ministrin Jeton Shaqiri dhe kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko qëndruam sot në Tiranë për të bërë homazhet e nderit ndaj ish Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani! Shqiptarët nuk do të harrojnë kurrë fisnikërinë dhe kontributin e tij në proceset jetike të përparimit të kombit. Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë!”, ka shkruar Grubi.