Lavrov dhe Cavusoglu mbesin të shtangur kur gazetari i thotë se është ukrainas (VIDEO)

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe ai i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, kanë mbetur duke e shikuar njëri tjetrin, kur në një konferencë për media gazetari i tha se është nga Ukraina.

Marketing

Pasi e dëgjoi këtë, ministri turk e pyeti atë rus nëse e ka bezdi faktin se gazetari është ukrainas.

“Sigurisht që jo, ne nuk jemi në Ukrainë, apo jemi? Ne jemi në Turqi, një vend i lirë”, tha Lavrov, më pas duke u kthyer për të dëgjuar pyetjen.

Gazetari e pyeti Lavrovin se çfarë mallrash të vjedhura nga Ukraina, ka arritur të shesë deri më tani Rusia, përveç grurit.

Lavrov, duke buzëqeshur, tha: “Pra, ju jeni gjithmonë në kërkim për të vjedhur diçka dhe mendoni se të gjithë të tjerët janë të njëjtë? Ne jemi të zënë me arritjen e qëllimeve të shpallura publikisht – çlirimin e Ukrainës lindore nga presioni i regjimit nazist”.

Lavrov i bëri këto komente gjatë bisedimeve në Ankara, pasi Turqia ka kërkuar të luajë një rol në negocimin e përfundimit të luftës dhe në ndërmjetësimin për rifillimin e dërgesave të grurit.

Ukraina nuk ishte e ftuar në bisedime.

Marketing