Muriqi golashënuesi më i mirë shqiptar

Kosova mori një fitore tepër të rëndësishme për fatet e saj në divizionin C të Ligës së Kombeve. Dardanët shkëlqyen ndaj Irlandës së Veriut, në një duel ku u shënua edhe një rekord. Vedat Muriqi tejkaloi Erjon Bogdanin si golashënuesi më i mirë shqiptar në nivel kombëtaresh me dopietën ndaj irlandezëve.

Marketing

Me këtë dygolësh ndaj Irlandës Veriore, Muriqi tani ka arritur në shifrën e 20 golave për kombëtaren kosovare, dy më shumë se Bogdani. Golashënuesi më i mirë i kombëtares kuqezi ka realizuar 18 gola në 75 paraqitje.

Sa i përket, Muriqit, ai i ka shënuar 20 gola në 41 ndeshje, duke pasur një mesatare dukshëm më të mirë sesa Bogdani. Kosova ka arkëtuar pikë të plota përballë Irlandës së Veriut në ndeshjen e Ligës së Kombeve që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”. Duke qenë skuadra triumfuese dhe më e mirë në fushë, vendasit kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir.

Nota më e lartë në këtë takim ka shkuar për sulmuesin Vedat Muriqi (8.5).Paraqitje shumë e mirë edhe për dy anësorët, Milot Rashica (7.7) dhe Zymer Bytyqi (7.5) që ndihmuan shumë në këtë triumf.

Marketing