Kombëtarja e Francës ka bërë një tjetër paraqitje të dobët në Ligë të Kombeve.
‘Gjelat’ kanë pësuar humbje në shtëpinë e tyre, ku u mposhtën 0:1 nga Kroacia, shkruan lajmi.net.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga ylli i Real Madrid, Luka Modric.
Mesfushori kroat shënoi në minutën e pestë të takimit, nga pika e bardhë e penalltisë.
Franca insistoi deri në fund për të gjetur golin e barazimit, por e kishte të pamundur.
Me këtë rezultat, Kroacia shkon në shtatë pikë për pozitën e dytë në grup, derisa Franca mbetet me dy pikë në pozitën e fundit.