Pas suksesit me këngën “Crypto”, reperi kosovar Don Xhoni, ka përgatitur një befasi për fansat e tij.
Ai pritet që së shpejti të publikojë hitin e ri.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline menaxheri i reperit, Berat Ademi.
Ai ka zbuluar se kësaj radhe reperi po vjen me një këngë solo.
“Katile” titullohet kënga e cila pritet të publikohet në fund të muajit qershor dhe pritet të shndërrohet në hit.