Kurti nuk vjen në Forumin e Prespës! Do të takojë veteranët e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do ta anulojë pjesëmarrjen në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, për t’i pritur përfaqësuesit e organizatave të veteranëve.

Marketing

Ai tha se do t’i presë bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për t’i dëgjuar ata dhe për të diskutuar për të gjitha.

“Ajo që propozoj sot është të anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës dhe po pres në takim bashkë me Hekuran Muratin, udhëheqësit e organiztës së veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha”, është shprehur Kurti.

Kurti tutje tha se përfaqësues i protestës nuk është një deputet i opozitës, duke iu drejtuar Abelard Tahirit, i cili foli në emër të veteranëve.

“Ata janë përfaqësues të protestës jo një deputet i opozitës. Nga Tahiri dëgjova se së pari u prezantua në emër të opozitës pastaj foli në emër të tyre”.

Излечете ги проблемите со простатата и подобрете ја ерекцијата за два дена!
Ndër të tjera, Kurti tha se nuk ka pse të ndërpritet seanca.

“Do t’i takoj veteranët se padyshim që jam për të drejtën e protestës dhe jam për dialog, por seanca nuk ka pas të ndërpritet, është gabim të ndërpritet, duhet të vazhdoj sepse ka shumë pika”, tha Kurti.

Marketing